13 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Çeki

0
Ndaje:

Zëdhënësi i kompanisë minerare, Ivo Celechovski, thotë se ka arritur në 13 numri i të vdekurve nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri në Republikën Çeke, të enjten në mbrëmje.

11 nga të vdekurit janë punëtorë me përkatësi polake ndërsa dy janë çekë.

10 minatorë tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në minierën pranë qytetit Karvina të Çekisë.

Më parë, numri i të vdekurve qëndronte në pesë.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe homologu i tij çek, Andrej Babis, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Të dy udhëheqësit pritet të mbërrijnë në minierë të premten./rel

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!