28 NËNTORI,FESTA QË BASHKON SHQIPTARËT

Ndaje:

 

 

NISMA PËR KOSOVËN NË DIASPORË,  URON TË GJITHËVE FESTËN E FLAMURIT!

Shkruan: Kadri Gërvalla-Kryetar Nisma për Kosovën në Diasporë

 

 

 

-“Sa herë vjen 28 Nëntori,kjo ditë e shënuar e historisë sonë,mendjet dhe zemrat na bëhen të njënjëshme rreth shenjës, flamurit, pa pasur nevojë për shpjegime heraldike.

Në këtë ditë merr fillesë rruga e mundimshme,e vuajtshme, po edhe e lavdishme dhe e dinjitetshme e aspiratës së lirisë sonë dhe bëhet Festë” .

Ditën e ngritjes së Flamurit tonë Kombtar, edhe këtë vit do ta festojnë shqiptarët nga të gjitha trevat dhe nga diaspora. Dita e Flamurit është e vetmja festë kur shqiptaret njihen më të bashkuarë. Ditën e ngritjes së Flamurit nga burrat e kombit më 1912, e festojmë si festë me plot krenari, si festë madheshtore e cila per shqiptarët me viset e saja të robëruara ishte e privuar plot 105  –vjet me radhë.

-Dita e Flamurit është festë kombtare, ditë e bashkimit e të gjithë shqiptarëve. Kujtojmë Nëntorin e Skenderbeut, në vitin 1443, në Kështjellën e Krujës u ngrit Flamuri Kombtar.

Pastaj, 28-Nëntorin e vitit 1912, kur plaku mjekërbardhë e i urtë, atdhetari i shquar Ismail QEMAILI në Vlorën heroike,ngriti Flamurin kombtar, dhe me nje ze të thell tha“Të rroj Shqiperia e lirë“ .

Le të kujtojmë edhe një Nëntor të kuq në Kosovën heroike, ku mu në ditën e Flamurit me 28-Nëntor, doli pra popullit të vet USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, dhe tregoj se jemi drejt nje Nëntori të tretë. Fjala e ushtarëve të UÇK-së në Llaushë të Drenicës, në varrimin e mesuesit HALIT GECIT, tregoi se UÇK-ja ka lindë nga gjiri i popullit,dhe se lufta e tyre e shenjet do të vazhdoj deri ne çlirim.

Po ashtu 28-Nëntori eshte edhe nje feste tjeter e madhe, eshte ditlindja e Komandantit Legjendar ADEM JASHARIT, e njeriut qe Ia ndErroi kahjen historisE, per te shkruar nje histori te drejt, të re dhe të lavdishme.

Le t´i bashkojme keto të gjitha dhe ta bashkojm iden se të bashkuar jemi më të fortë. Drejtë rruges së lirisë, qe- 19 -vjet me parë ka ecur USHTRIA QLIRIMTARE E KOSOVËS e cila botërisht i tha stop Serbisë, i tha stop edhe politikes nënshtruese pacifiste.

Lufta e UÇK-së e shpejtoi procesin per arritjen e paqes, sepse pa luften e UÇK-se as, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta ndihmonte pra edhe ajo e kuptoi se kjo lufte ishte e drejtë dhe se kishte vetem nje rrugë atë drejt Lirisë. Qyteti i Mitrovicës, ku Komandanti ynë legjendar Adem Jashari kreu shumë aksione, vazhdon të jetë i ndar, sot e 19-vjet më parë.Komandanti na la amanet që ta çlirojmë Kosovën të terën, dhe ne nuk duhet ta shkelim amanetin e tij dhe duhet ta zhbllokojmë Mitrovicën, kështu që Kosova do te jetë e tëra e pandarë.

Prandaj duke evokuar lavdinë e heroizmin e njeriut më të guximshëm të epokës së re, njeriu i cili mësoi nga legjendat dhe vetë u bë legjendë e flijimit me familje për të vënë themelet e lirisë, të pavarësisë e demokracisë së Kosovës, do ta festojmë ditlindëjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

-„28-Nentori duhet të na forcoj me shume, te na bashkoj më shumë dhe te na shtyej qe te kuptojmë thellë trimërin dhe menqurin e shqiptareve nder shekuj.

Në periudhen 105-vjeqare shqiptaret jashtë kufirit të Shqipërisë u munduan disa herë per të ber atë qe beri ISMAIL QEMALI, ISA BOLETINI e shumë te tjerë dhe nga kjo e kaluar provuan të arrijnë nje fitore, ta çlirojm atdheun dhe ta bashkojmë endrrën e madhe shekullore.

Andaj, këtë Nëntor mund ta quajmë Nëntor të madhë, sepse të pa penguar frymojmë, ecim e urojm nëper token shqiptare…Dhe mund të themi se tash harta e atdheut duket me e bukur e me e madhe, falë gjakut te derdhur per liri te te gjithë brezave.

Tash,  trojet shqiptare po stolisen me lapidare e permendore deshmorësh te kombit.

Duke ju përgëzuar per keto festa të kombit, konstatoj se vetem të bashkuar, dhe mirë të organizuar do te arrihet madheshëtia dhe plotnia e lirisë.

Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, përveç gëzimit, secili duhet të bëjë edhe llogari me përgjegjësi, ta pyesë vetën; ç´bëri gjat një viti për Kosovën, Çamërin, për Shqipërinë,,,?

Rroftë Flamuri ynë Kombëtar!

Rroftë Shqipëria e Ribashkuar!

Gëzuar Festat e Nëntorit!

 

 

 

 

 

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!