Aktakuzë për drogë ndaj 8 personave

0
Ndaje:

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër personave: A.L, R.H, F.G, F.A, G.A. Z.B, L.N dhe F.S, në rastin e shenjtëruar  “SHKURTI”, pranë Gjykatës  Themelore në Ferizaj  – Departamenti për Krime të Rënda.

A.L, R.H, F.G, F.A, G.A., akzuohen se kanë kryer veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nlidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” n dhe (ndihmë në kryerje të veprës).

Njëri nga pjesëtarët e grupit me inicialet A.SH gjendet në arrati dhe kundër tij  janë pezulluar hetimet dhe është lëshuar Letër Rreshtimi.

Kurse ndaj tre personave të tjerë: Z.B, L.N dhe F.S. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale: “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.

Sipas aktakuzës, grupi i organizuar dyshohet se me qëllim të përfitimit material prej muajit shkurt deri me 30 prill të 2017-ës, janë marrë me  blerjen , transportin dhe shitjen e pa autorizuar të narkotikëve, ashtu që në aksionin e Policisë të DHTN-së në Ferizaj, në muajin prill janë gjetur dhe  sekuestruar, 824 kg e 706 gram narkotik të llojit Marihuana, e cila është gjetur në disa lokacione në Ferizaj.

Bëhet e ditur se narkotikët janë sekuestruar së bashku edhe me automjetet dhe mjetet e tjera të përdoruara në kryerjen e veprës penale apo për fshehjen e narkotikëve, deri më tani kjo është sasia me  e madhe e narkotikeve të zbuluar dhe të sekuestruar.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!