Audi tërheq nga tregu rreth 50.000 vetura për shkak të një problemi

Ndaje:

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, ka njoftuar se për shkak të problemit me gypat për karburant te modelet A6 dhe A7, të cilat mund të çojnë deri në rrjedhje të karburantit, do të tërheqë rreth 50,000 vetura në mënyrë që të eliminojë problemin.

Administrata për Siguri në Komunikacion njoftoi se te modelet Audi A6 dhe A7 të prodhuara në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2014, është zbuluar problemi me gypat për karburant të cilat mund të çojnë deri në rrjedhjen e karburantit.

Duke pasur parasysh se ky problem mund të çojë deri në rrjedhjet të karburantit, nga e cila pastaj mund të kaplohet nga flakët vetura, kompania këtë problem e ka marrë shumë seriozisht. Megjithatë, problemi është zbuluar vetëm në modelet me motor 3.0-litër TFSI dhe vlerësohet se 48,693 vetura do të tërhiqen në tregun e SHBA-së.

Audi do të kontaktojë secilin pronarë të këtyre modeleve për të caktuar termin në mënyrë që t’iu zëvendësojë gypat e prishura me ato të reja. Terminet do të fillojnë nga data 5 shkurt e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!