Barça kërkon rekordin historik pa humbje, ashtu si Bilbao e Reali

0
Ndaje:

34 ndeshje pa humbje në La Liga, 26 fitore, 8 barazime – Barça e kërkon rekordin historik në Spanjë.

Barcelona është katër ndeshje larg për ta mbyllë sezonin pa humbje në La Liga.

Kjo është arritur në të kaluarën nga Athletic Bilbao, në sezonin 1929/30 dhe Real Madridi në edicionin 1931/32, atë kohë kampionati ishte me 18 xhiro.

Me 38 xhiro, asnjë klub nuk ia ka dalë të mbyllë sezonin pa humbje dhe Barça është vetëm katër ndeshje larg për ta arritur këtë (Real Madrid, Villarreal e Real Sociedad në shtëpi, Levante në udhëtim).

El Clasico e sotme do të jetë sfida e 238. Në 237 takime në kompeticione zyrtare, 95 herë kanë fituar Los Blancos, 93 fitore Barça dhe 49 herë janë ndarë baras.

Bilanci në Camp Nou është, 43 ndeshje janë fituar nga vendasit, 19 barazime dhe 20 herë kanë triumfuar mysafirët.

 

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!