BRENDA TRI VITEVE, TË GJITHË AUTOMOBILAT DUHET TA KENË KËTË PAJISJE

Të gjithë automobilat e rinj që do të shiten në Bashkimin Evropian do ta kenë obligative të kenë të integruar një sistem të veçantë i cili do të thërret për ndihmë në rast të aksidenteve në trafik.

Sekretari i Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Makinave, ACEA, Erik Jonert, tha se sistemi eCall “ka potencialin për të shpëtuar shumë jetë duke zvogëluar kohën e një përgjigje emergjente”.

Sensorët në makinë do të tregojnë automatikisht vendndodhjen, kohën dhe drejtimin në të cilin automjeti po lëvizte kur ndodh një aksident.

Sistemi eCall u miratua nga 28 shtete anëtare të BE-së në 2015 dhe nga kjo fundjavë fillon periudha e tranzicionit trevjeçar./Periskopi/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!