Bukuroshja e egër

0
Ndaje:

 Demi Lovato shkëlqen në Las Vegas me fustanin me motive leopardi Ajo ishte e nominuara për “Top Female Artist” te ngjarja e së dielës “Billboard Music Awards”. Kështu, Demi Lovato ka mahnitur kur u shfaq në tepihun e kuq nga koka e deri te thembrat e veshur si leopard, e që në masë të madhe kishte treguar dekoltenë e saj të thellë. Bukuroshja bombastike 25 vjeçe kishte kënduar në skenë bashkë me Christina Aguilera te “MGM Grand Garden Arena” gjatë ngjarjes së shpërblimeve.

Fustanin e saj Demi e kishte kompletuar me një palë vathë masivë derisa flokun e saj e kishte vendosur prapa veshëve. Ish e dashura e Wilmer Valderrama kishte mbathur një palë taka platformë me ngjyrë të zezë derisa belin e hollë e kishte theksuar me rripin me motive leopardi.

(Kosova Sot)

 

Image

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!