Dikur kontribuoj shumë për vendin, tani ish-ushtari i UÇK-së ka nevojë për ndihmë

Ndaje:

Ish-ushtar i UÇK-së, nga Brigada e Rugovës, Adnan Hyseni, i cili dikur kishte dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës e iu kishte ndihmuar për vitë më radhë shumë personave në nevojë, tani ka nevojë për ndihmën tonë, shkruan Indeksonline.

Hyseni vuan nga një infektim dhe dëmtim serioz në melqi, për shërimin e së cilës i duhet 70.000 euro. Duke qenë se kjo shumë nuk është a arritshme për të dhe familjen e tij, ai iu ka drejtuar qytetarëve për ndihmë.

Adnani ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe pas përfundimit të luftës njihet si një njeri shumë human që u ka dalë në ndihmë shumë familjeve të varfëra në Kosovë. Por, tani, Adnani ka nevojë t’ia kthejmë borgjin.

Në fotografinë më poshtë keni të dhënat se si mund ta ndihmoni atë./Indeksonline/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!