Edhe për çfarë krimi tjetër të kryer në Kosovë në vitin 1999, i cili bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare humanitare do të mund të akuzohej Serbia?

0
Ndaje:

Prof. ass. Dr. Islam Qerimi, LL.M.

Ndalimi i minave antikëmbësorike!
Më 1997 me miratimin e Traktatit të Otavës, Konventa për Ndalimin e Përdorimit, Magazinimit, Prodhimit dhe Transferit të Minave Antikëmbësorike dhe mbi shkatërrimin e tyre, e cila hyri në fuqi më 1 mars 1999 është ndaluar, nën ligjin ndërkombëtar humanitar, një armë që përdoret gjerësisht, dhe është bërë ligj më shpejt sesa çdo marrëveshje multilaterale për armët.
Prandaj,
Shkelja e së drejtës ndërkombetare humanitare nga ana e Serbisë pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Otaves më 1 mars 1999 rezulton se:
që nga përfundimi i Luftës në Kosovë, si pasojë e eksplodimit të minave kanë humbur jetën rreth 116 dhe 458 të tjerë janë lënduar. Në kufirin Kosovë-Shqipëri që ishte minuar nga forcat e ish-Republikës Federale Jugosllave kanë humbur jetën 38 qytetarë të shtetit shqiptar.
Sipas informacioneve dhe në bazë të listave që disponon AMAE (Aksioni i Veprimit ndaj Minave) dhe IRC-ja që nga fundi i marsit i vitit 1999 dhe deri në vitin 2012 në prefekturën e qarkut Kukës janë regjistruar 273 persona, të plagosur e të vrarë nga minat, që serbët kanë vendosur në brendësi të territorit të Shqipërisë. Pra 38 të vdekur dhe 239 të plagosur i përkasin rretheve Kukës, Has dhe Tropojë, me një popullsi të përgjithshme prej 120 mijë banorësh dhe me një sipërfaqe të minuar prej 1400 hektarë në 117 km vijë kufitare tokësore midis Kosovës e Shqipërisë…

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!