Eugent Bushpepa fiton Festivalin e 56-të , kolegët reagojnë si rrallë herë

Kënga fituese që do të përfaqësojë Shëqipërinë në festivalin Europian do të jetë ‘Mall’ e rokerit Eugent Bushpepa.

Ai u shpall fitues i edicionit  të 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Prej publikimit të këngëve nga RTSH, emri i Eugentit ishte ndër më të preferuarit për fitore. Shumë artistë të njohur të skenës kanë qenë simpatizantë të talentit të tij të pakushtëzuar.

Me një performancë të shkëlqyer “live”, Genti u votua nga juria profesioniste e festivalit e përbërë nga Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi, por arriti të rrëmbente edhe duartrokitjet e publikut, të cilat zgjatën prej më shumë se 1 minute, duke e rikthyer dy herë në skenën e magjishme, këngëtarin.

“Mall” do të jetë kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2018” që do të mbahet në Lisbon të Portugalisë në datat 8-12 maj.

Kënga fituese është e gjitha një krijimtari e vetë këngëtarit Eugent Bushpepa.

Bushpepa  është shprehur i emocionuar duke premtuar se  do të japë maksimumin ne përfaqësimin e shqipërisë në Eurosong.

Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar Redon Makashi me “Ekziston” dhe çmimin e tretë “Piedestal” nga Inis Neziri. /Gazeta Express/

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!