Finalja e dialogut: Serbia për ndarje e Kosova për njohje

0
Ndaje:

Në fazën përmbyllëse të dialogut Prishtina dhe Beogradi po shkojnë me qëndrime diametralisht të kundërta.

Analistët vlerësojnë se pala kosovare duhet të përqendrohet te marrëveshja finale për normalizim të marrëdhënieve dhe në njohjen reciproke, përderisa eksponentë të lartë të Qeverisë serbe haptazi po e mbështesin idenë e ndarjes së Kosovës.

Muajt në vijim do të jenë vendimtarë për të ardhmen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Kjo pasi së shpejti pritet të nisë faza finale e këtij procesi, për të cilin tashmë është thënë se do të përfundojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në fazën finale duhet të ketë një angazhim të theksuar nga pala kosovare në mënyrë që kjo fazë të përmbyllet me njohje reciproke, shkruan më tutje “Zëri”.
Megjithatë, sipas tyre, Kosova nuk guxon në asnjë rrethanë ta pranojë ndonjë kompromis në këmbim të njohjes nga Serbia.
Përkundrazi, siç janë shprehur ata, vendi tashmë ka bërë shumë kompromise e të cilat shumë herë nuk kanë qenë të favorshme për Kosovën./Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!