Fitoi 1 milionë euro, por i refuzoi “Nuk i dua, janë shumë para për mua”

0
Ndaje:

Fituesi i Lotarisë

Për 60-vjeçarin Biagio Vigna, e djela mbrëma duhej të ishte një ditë e zakonshme pune si gjithë të tjerat, por ndodhi krejt e kundërta.

Burri Italian, i cili punon si parkues makinash pranë një diskoteke në Pinerolo, qytet në jugperëndim të Torinos do të zbulonte krejt rastësisht që ishte fitues i Llotarisë Italiane të zhvilluar gjatë ditës së Epifanisë.
‘’Ishte duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në telefon vajzën dhe i thashë që kisha fituar.
Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua.”- kanë qenë fjalët e para që Biagio i tha të bijës. ”Unë tashmë e kam jetuar jetën time, besoj se vajzës sime do i shërbejnë më shumë se unë”, -shprehet ai./BS

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!