Flet gruaja që vuante nga varësia prej seksit: Partneri im s’mundi më ta përballonte

0
Ndaje:

Varësia ndaj seksit mund të jetë turp dhe “shkatërrues i jetës”. Në një rrëfim për BBC, nëna e tre fëmijëve Rebecca Barker tregon për jetën e saj seksuale, varësinë ndaj seksit dhe ndarjen nga partneri.

Varësia e kësaj gruaje nënkuptonte se ajo vazhdimisht i kërkonte partnerit seks.

“Në rastin më të keq, madje edhe duke bërë seks pesë herë në ditë nuk ishte e mjaftueshme”, rrëfen Barker për BBC, transmeton Gazeta Express.

Nëna e tre fëmijëve Rebecca Barker thotë se varësia ndaj seksit ju shfaq në vitin 2014 dhe më pas shkatërroi marrëdhënien e saj. Thotë se gjëja e parë kur zgjohej nga gjumi që i binte ndërmend ishte seksi.

“Ishte gjëja e parë që mendoja kur zgjohesha, thjesht nuk mund ta mposhtja”.

“Mendoj se ishte e lidhur me depresionin tim dhe mungesën e serotoninës. Ndjehesha sikur gjithë trupi im ishte duke e dëshiruar”, vazhdon tutje rrëfimi.

Në nëntor të vitit 2014, zonja Barker “kishte nevojë për një pushim” nga marrëdhënia dhe shkoi të qëndronte me nënën e saj.

“Kur u largova, i thashë partnerit tim se kisha nevojë të bëhesha më mirë. Atëherë marrëdhënia u prish shumë shpejt pas kësaj”.

Zonja Barker u diagnostikua me depresion në vitin 2012 pas lindjes së fëmijës së saj të tretë.

“Kam bërë shumë ndryshime të stilit të jetesës për të marrë veten me depresionin dhe varësinë”, tha ajo.

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!