Haliti: S’është i lehtë shfuqizimi i Speciales

0
Ndaje:

 

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nuk është proces i lehtë.

Sipas tij, para se të themelohej kjo Gjykatë Kosova ka arritur një marrëveshje me BE-në, që i ka ndarë 300 milionë euro. Gjithashtu mjete financiare, siç ka thënë ai, ka ndarë edhe SHBA-ja

Numri dy i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti, e sheh si të vështirë iniciativën e deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Haliti ka deklaruar për gazetën “Zëri” se para se të themelohej kjo Gjykatë Kosova ka bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët i kanë ndarë 300 milionë euro.

“Shfuqizimi i Speciales nuk është proces i lehtë. Ne si shtet kemi një marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët kanë ndarë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale. Sa e di unë, edhe SHBA-ja ka ndarë një pjesë të mjeteve për Gjykatën. Së treti, Kosova ka bërë një marrëveshje me Holandën sa i përket kësaj çështjeje dhe ky shtet i BE-së e ka miratuar marrëveshjen. Nuk është e lehtë që ne të ndërmarrim hapa, të cilët i prishin gjithë këto marrëveshje”, ka bërë të ditur Haliti.

Por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për REL ka deklaruar se nuk i inkurajon deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë do ta nënshkruante si president.

“Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për ta sfiduar Gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”, ka deklaruar në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./Info press

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!