Haradinaj: Shifrat e azilkërkuesve nga Kosova kanë rënë vrullshëm

0
Ndaje:

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është duke e kryesuar Takimin e Nivelit të Lartë për Sundimin e Ligjit.

Haradinaj ka bërë të ditur se në takim ku janë të pranishëm udhëheqësit kryesorë të institucioneve të rendit dhe ligjit temat kryesore janë rastet e shënjestruara dhe migracioni.

“Meqenëse këto dy tema si të këtilla janë me rëndësi, ne jemi mbledhur në takimin e radhës, që në finalen tonë të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave, çështja e migrimit si një prej çështjeve kryesore që BE dëshiron të sigurohet, që nga Kosova nuk do të ketë migrim ndaj shteteve të BE-së”.

Sipas shefit të Qeverisë, shifrat e azilkërkuesve nga Kosova kanë shënuar rënie.

“Ne kemi bërë punë të mirë në stopimin e fluksit potencial dhe shifrat e azilkërkuesve kanë rënë drastikisht. Nga viti 2015 deri më sot kemi rënie të azilkërkuesve mbi 95 % por ne duhet të punojmë më shumë”.

“Bashkëqytetarët tanë duhet ta dinë se e ardhmja e tyre është në Kosovë dhe me Kosovën në BE”, ka deklaruar ai./Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!