Havolli i kundërpërgjigjet Ernest Lumës: Je faqe e zezë

0
Ndaje:

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli ka reaguar ndaj redaktorit të RTK-së, Ernest Luma pasi që ky i fundit e quajti kryeministrin “vorr”.

Përmes një postimi në Facebook, Havolli e ka quajtur Lumën “kutërbues publik” dhe faqe të zezë.

Havolli madje ka thënë se Luma nuk  meriton  as vëmendje.

Lexoni postimin e plotë:

S’do me mbet rrugaç pa u përpjekur të dëshmoj “potencialet” e poshtërsisë duke u përpjekur të atakoj Kryeministrin Akademik Isa Mustafën. Ngjashëm ndodhte edhe me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova.

E.L, që nuk meriton t’i përmendet as emri, i cili njihet vetëm për faqe të zeza, nuk meriton vëmendje. Është një kutërbues publik.

Çfarë mund të presësh nga një njeri, i cili sa ka qenë zëdhënës, ishte distancuar edhe partia e tij, e cila po ashtu e ka përjashtuar dy herë nga puna për shkak të nivelit të skajshëm të rrugaçërisë dhe joprofesionizmit.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!