Haziri: Jemi gati për ndarjen e bursave për studentët, veçanërisht për femrat në rrezik për shkollim

0
Ndaje:

00_12_1462376267457450398

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pëfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilëve ua ka shprehur zotimin për mbështetjen në kërkesat e tyre.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Mehmet Zylfiu, ia ka prezantuar kryetarit Haziri disa kërkesa të studentëve, kryesisht për mbështetjen përmes bursave dhe realizimit të punës praktike në institucionet komunale.

Kryetari Haziri ka shfaqur zotimin e tij për ndarjen e bursave për studentët, veçanërisht për femrat të cilat e kanë në rrezik shkollimin për shkaqe financiare.

Takimi me kryetarin Haziri është vlerësuar tejet produktiv nga ana e Parlamentit Studentor, të cilët e falënderuan për mbështetjen ndaj tyre, duke ua bërë më të lehtë studimet. /2L ONLINE/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!