Hoti: Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës

0
Ndaje:
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,18 ka theksuar se janë të vendosur të ndalojnë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë.

“Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës. Kuvendi është jofunksional. Mund të caktohen çdo ditë seanca të Kuvendit, por qëndrimi jonë mbetet i njëjtë, siç ishte në seancën e sotme. Jemi të vendosur të ndalojmë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!