Hoti me një paralajmërim për draft statutin e Trepçës

0
Ndaje:
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka vlerësuar se draft statuti i Trepçës ka lënë jashtë asete të rëndësishme të kësaj ndërmarrjeje, duke shprehur kështu mbështetjen për minatorët.

Ai ka shtuar se do ta ndalin këtë draft.

“Minatorët janë gardiane te kësaj ndërmarrje. Draft statuti i Trepçës ka lenë jashtë asete te rëndësishme të kësaj ndërmarrje pa asnjë sqarim. Motivi i personave qe kane bere ketë skandal shpejt do te behet i njohur”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje u shpreh se pas insistimeve të tyre në Kuvend në Komision Parlamentar, Qeveria do te duhej ta tërhiqte ketë draft.

“Përkundrazi, Qeveria po insiston me çdo kusht qe ta procedoje atë. Do ta ndalim”, përfundoi ai./KI

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!