I gjen 700 euro në rrugë dhe ia ruan personit që i kanë humbur (FOTO)

Ndaje:

Një qytetar nga komuna e Gjilanit, G.R., ka gjetur në rrugë 700 euro dhe ka vendosur t’ia ruajë personit që i kanë humbur

Bashkë me to ai ka gjetur edhe një letërnjoftim, i cili siç shihet në pamje i takon M.S., po ashtu banor i kësaj komune.

G.R. ka njoftuar të afërmit e personit në fjalë se paratë mund t’i gjejnë tek ai, përmes një postimi në grupin e ashtuquajtur “Marakli t’kerreve”.

“Kush e njeh këtë person se i paskan ra do pare me letërnjoftim le të lajmërohet”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shihen paratë në tokë.

Nuk kanë munguar as komentet pozitive nga anëtarët e këtij grupi, të cilët kanë uruar G.R. për këtë veprim fisnik.

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!