Ibrahimovic e pushton edhe Amerikën, debuton me dy golësh fantastik në MLS

0
Ndaje:

Pas një karriere shumë të bujshme ku pushtoi të gjitha top ligat evropiane, Zlatan Ibrahimovic nuk ka humbur shumë kohë dhe në debutimin e tij në Major Soccer League të SHBA-së ia ka siguruar fitoren skuadrës së LA Galaxy.

Skuadra LA Galaxy po humbiste 3-1 para se sulmuesi suedez të futej në lojë nga banka stoli.

Me tu futur në lojë, Ibra i ndihmoi skuadrës ta ngushtonte disavantazhin në 3-2, para se të shënonte një gol mahnitës nga distanca për t’i barazuar shifrat.

Ai doli në skenë edhe një herë në minutën e 90-të dhe me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë duke ia siguruar fitoren 4-3 LA Galaxy kundër Los Angeles FC.

Më poshtë mund t’i shihni golat e tij mahnitës.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!