Imazhe të Sirisë para dhe pas luftës (Foto)

Ndaje:

Dikur konsiderohej si fuqi politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme, me një ekonomi të zhvilluar, arkeologji antike dhe industri inovative të teknologjisë informative (TI).

Por, tani të gjitha i takojnë të kaluarës në Siri, që kur tash e shtatë vite janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes forcave qeveritare të presidentit Bashar al-Assad dhe rebelëve që po kërkojnë liri, transmeton Telegrafi.

Sot, qytetet siriane janë të rrafshuara me tokë, ku mbi 500 mijë sirianë kanë humbur jetën në luftimet e ashpra, derisa mbi 6 milionë janë shpërngulur.

Lufta e përgjakshme filloi në vitin 2012, kur një grup i banorëve u rreshtuan përkrah presidentit sirian Assad, dhe pjesa tjetër iu bashkuan opozitës dhe grupeve tjera, ku si rezultat i kësaj u lejua “forcimi” i organizatës terroriste “Shteti Islamik” në këtë vend.

Edhe pse ky vend është pothuajse i tëri i shkatërruar, dikur nuk ishte kështu. Siria është një prej vendet me historinë më të pasur në botë. Qytetet siriane karakterizoheshin me tregjet e mbushura që ishin pikëtakimi i banorëve.

Dikur njëri prej qyteteve të para në botë, Alepo ka pësuar dëmin më të madh gjatë luftimeve të përgjakshme. Besoni apo jo, ky qytet dikur ka qenë njëra nga qendrat më të mëdha industriale dhe komerciale në Siri. /Telegrafi/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!