Instruktori qëllimshëm e shkelë me veturë një burrë (Video)

0
Ndaje:

instruktori-780x439

Në Londër është filmuar momenti dramatik, kur vetura e auto-shkollës, e ka goditur dhe ka lëvizur sipër një burri.

Viktima shihet duke dalë nga makina dhe afrohet te vetura në të cilën ndodhej instruktori i vozitjes. Pasi ata janë fjalosur, shoferi e ka ngritur shpejtësinë, duke e rrëzuar dhe kaluar sipër 26-vjeçarit, transmeton Telegrafi.

Derisa ai ka mbetur i shtrirë në asfalt, vetura që shkaktoi aksidentin është larguar.

Nuk bëhet e ditur se cilat janë motivet e përplasjes, që e lanë viktimën me lëndime serioze. /Telegrafi/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!