Inxhineri Gjonbalaj: Tek Ujmanin Serbia nuk e ka asnjë të drejtë, ja pse

0
Ndaje:
Avdi Gjonbalaj, inxhinieri që projektoi Ujmanin në emisionin Frontal në T7 ka  folur për projektin e ndërtimit të këtij liqeni, raporton Gazeta Express.

 

Gjonbalaj thotë se projekti iu është paraqitur Jugosllavisë nga ndërmarrja e Ibër Lepencit.

“Projekti ju ka paraqit Jugosllavisë sepse nuk kemi pas kapacitete. Ne i kemi dërgu në federatë, ata i kanë dhënë prioritet për me ndërtu Banka Botërore. Banka Botërore e ka pas një praktikë jashtëzakonisht rigoroze, sistemi është vlerësu nëse është kusht i zhvillimit të Kosovës, pa të cilin nuk ka pas Kosova shanca me u zhvillu”, thotë ai.

Inxhinieri ka kritikuar edhe marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin amerikan, ku palët janë dakorduar për studim të fizibilitetit.

Ai thotë se një gjë e tillë ka ndodhur qysh atëherë nga Banka Botërore.

“Atë që po donë këta zotnitë me e bë studimit të fizilibitetit, këtë e ka bërë atëherë Banka Botërore”, ka thënë ai derisa ka treguar edhe për tenderët.

“Tenderët që kanë pas vlerë më të madhe se  1 milion është dashtë me qenë tender ndërkombëtar, është shpall në Financial Times dhe ka pas të drejtë me konkuru të gjithë. Fillimisht për ndërtimin e digës. Rigoroziteti ka qenë jashtëzakonisht i madh për përzgjedhësin e kryerjes së punimeve. Ka qenë një firmë me renome, shumica ose pjesa më e madhe nuk e dinë madhësinë e sistemit, është një akumulim prej 370 milionë metër kub”

“Ka qenë projekt i ofrumë në Jugosllavi nga Kosova dhe në llogari të Kosovës. Kosova është lajmëruar dhe është kontraktues. Është garantues Jugosllavia, kontrata është nënshtruar me Bankën Botërore në vlerë 45 milionë dollarë. Pjesa dinarike është siguruar prej Kosovës. Kosova ka nxjerrë ligj për sigurimin e mjeteve dhe ka marrë pjesë Banka e Kosovës”, shton tutje.

Gjonbalaj thotë se ka dokument me nënshkrimin e Titos, që ka bërë edhe nënshkrimin e dekretit. “E ka lejuar Tito dekretin mbi ratifikimin të kontratës me Bankën Botërore, komplet kryekëput dhe kurrë s’ka pas kontestim i kujt është dhe çka është. Në 1967 është themeluar ndërmarrja Ibër Lepenc, ajo si e tillë ka qenë e autorizuar deri në mbarim. Deri në vitin 90-të ka qenë e vetmja ndërmarrje që e ka menaxhuar. Serbia nuk e ka asnjë të drejtë”, ka thënë ai./KI

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!