Ja çka ndodh me Iphone 6s nëse goditet, vlohet dhe gjuhet për tokë (Video)

Ndaje:

Gjëja e parë pasi pronarët e kanalit TechRax në YouTube bëjnë pasi debutohet një pajisje e re është testimi i qëndrueshmërisë së saj duke përdorur mjete të ndryshme për të shkatërruar atë.

Në videon e publikuar së fundmi në uebfaqen më të madhe për video kanali i lartpërmendur ka shfaqur se sa është në gjendje të qëndrojë në formë të rregullt pajisja e lëshuar së fundmi nga gjiganti Apple.

Pavarësisht përmirësime në pjesët mbështjellëse që kompania sjellë vazhdimisht, çekanit dhe thikës vështirë se mund t’i rezistojë iPhone 6S.

Përveç tyre, personat që qëndrojnë prapa këtij kanali kanë testuar edhe rezistencën e telefonit në ujë, rezultatet e të cilave mund t’i shikoni në videot më poshtë.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!