KEDS-i dështon t’i arrijë caqet e reduktimit të humbjeve të energjisë

0
Ndaje:
Caqet e përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për reduktimin gradual të humbjeve të energjisë elektrike nuk kanë arritur të përmbushen nga distributori i energjisë, KEDS.

ZRrE-ja në shqyrtimin e parametrave rregullativë për vitet 2012-2017 kishte vënë si cak që deri në fund të kësaj periudhe humbjet komerciale dhe teknike të reduktoheshin nga 32.3% sa ishin atëherë, në 16.4%, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, në fund të 2017-s, KEDS ka arritur që humbjet t’i ulë vetëm deri në 24 për qind, apo rreth 7 pikë përqindje larg cakut të paracaktuar.

E pamundësinë e përmbushjes së obligimeve, KEDS-i e ka arsyetuar me gjendjen të cilën e ka pranuar, si në rrjetin e shpërndarjes dhe me mungesën e zbatimit të ligjit./KI

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!