Kina konfirmon ndalimin e shefit të INTERPOL-it

0
Ndaje:

Kina ka konfirmuar se është duke mbajtur presidentin e zhdukur të Interpolit, Meng Hongwei.

Pekini ka thënë se ai është nën hetime nga një trup shtetëror kundër korrupsionit për shkelje të paspeficikuara të ligjit.

Meng, po ashtu zëvendës-ministër i Sigurisë Publike në Kinë, është raportuar i zhdukur, pasi ka udhëtuar nga qyteti Lion i Francës, vend ku gjendet selia e INTERPOL-it, drejt Kinës më 25 shtator.

INTERPOL ka thënë më herët se ka pranuar dorëheqjen e tij nga presidenca të dielën, duke kërkuar zbatim të menjëhershëm.

Ndërkohë, gruaja e Meng, Grace Meng, u ka thënë gazetarëve se burri i saj i ka dërguar një imazh të thikës në rrjetet sociale, në ditën që është zhdukur.

Ajo ka thënë se rasti i burrit të saj do të jetë nën mbikqyrje të “ligjit dhe opinionit publik ndërkombëtar”.

Pas disa ditësh spekulime rreth asaj se ku gjendet Meng, Komisioni Kombëtar i Mbikqyrjes në Kinë, ka njoftuar në një deklaratë të hënën se ai është nën hetime.

Meng përbën rastin e fundit të zhdukjes në Kinë, pasi një numër i zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe personalitete tjera të njohura janë zhdukur në muajt e fundit në këtë shtet.

Agjencia e Policisë Ndërkombëtare i ka bërë thirrje Kinës të qartësojë statusin e Meng, duke thënë se është e shqetësuar për mirëqenien e tij.

Aktualisht nënpresidenti i INTERPOL-it, Kim Jong-yang nga Koreja Jugore është përgjegjës për udhëheqje të organizatës, derisa presidenti i ri të zgjedhet për dy vjetët e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme që mbahet në Dubai muajin e ardhshëm./Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!