Kjo është vetura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand në SHBA (Video)

Ndaje:

Tashmë ka një monark të ri për vendin e makinës më të shtrenjtë të shitur në një ankand në Amerikë dhe ajo është një makinë sporti britanike.

Modeli në ngjyrë blu që shihni më lart është 1962 Shelby 260 Cobra “CSX 2000”, Cobra e parë nga dizenjatori i famshëm i makinave, Carroll Shelby.

Ajo u shit me një çmim të plotë prej 13.75 milionë dollarë (12.5 milionë plus taksast) këtë fundjavë, që e bëri atë menjëherë makinën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand në Amerikë.

Kur u ndërtua Cobra e parë, për ta bërë të dukej sikur kishin ndërtuar shumë të tilla, Shelby dhe skuadra e tij e rilyenin atë me ngjyra të ndryshme para se ta publikonin në një gazetë. Si rezultat pjesët e makinës mbanin të gjitha të fshehura një shumëllojshmëri ngjyrash deri tek e bluja që ishte ajo fillestare dhe që është kjo që shihni në figurë.

Fakti që u shit 13.75 milionë nuk ka të bëjë me bukurinë apo modelin e makinës por rëndësinë që ajo përfaqëson.

Pa këtë makinë dhe triumfet e saj, Shelby nuk do ta kishte treguar ndoshta asnjëherë mënyrë e ndërtimit të saj duke i humbur kështu mundësinë shumë makinave të ditëve të sotme si Grand Sport, Camaro Z28 apo Ford të dilnin në dukje.

Pra të gjitha makinat e sportit që përdoren sot e kanë prejardhjen nga kjo makinë.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!