“Kjo Kupë e Botës është e Messit”

0
Ndaje:

Carlos Tevez beson se “Rusia 2018” do të jetë “Kupa e Botës e Lionel Messit”, pasi beson se ylli i Barcelonës do ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit.

Sulmuesi i Boca Juniors, tha për Corriere della Sera: “Jam i sigurt se kjo Kupë e Botës është e Messit”.

“Ai është i uritur dhe i nervozuar, edhe pse nuk e tregon këtë”.

“Nuk mendoj se ky do të jetë Botërori i fundit për të, por pres një Kupë të Botës fantastike”.

“Argjentina është një prej favoriteve, vetëm Gjermania dhe Brazili janë në nivelin tonë”, deklaroi Tevez.

Skuadra e Jorge Sampaoli e nis aventurën të shtunën kundër Islandës, ndërsa do të përballen edhe me Nigerinë e Kroacinë.

 

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!