Klopp: Dembele në shitje? Po, më intereson

0
Ndaje:

Klopp e ka pranuar se është i interesuar për blerjen e Dembeles.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se është i interesuar për të transferuar në “Anfield Road” Ousmane Dembele, për të cilin Barcelona shpenzoi 105 milionë euro, plus 40 milionë të tjera bonuse, për ta shkëputur nga Borussia Dortmundi gjatë merkatos së verës së kaluar.

20-vjeçari e ka pasur të vështirë të përshtatet në mekanizmat e “blaugranave”, edhe pse u mendua se do të mbulonte boshllëkun e krijuar nga largimi i Neymar, që iu bashkua PSG-së për shumën rekord 222 milionë euro. I pyetur këtë, nëse i intereson Dembele, gjermani u përgjigj:

“Është vënë në shitje Dembele? Tani, po, më intereson.”

“Kurrë nuk i komentoj thashethemet, thash më shumë se që duhet të them”, shtoi Klopp.

Një përgjigje, që mund të duket disi ironike, por që lë vend për diskutim. Dembele nuk u preferua në formacion nga Valverde në barazimin 2-2 me Realin në “Camp Nou”, madje as si zëvendësues.

Gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë, në 9 sfida është aktivizuar titullar dhe në 4 të tjera si zëvendësues. Ka arritur të shënojë vetëm një gol në La Liga, në barazimin 2-2 në fushën e Celta Vigos.

Nuk duhet anashkaluar fakti që Dembele vuajti një dëmtim të rëndë, që e la për disa muaj në infermieri, me drejuesit e Barcelonës që po bëjnë ta mundurën për të transferuar në “Camp Nou” Antoine Griezmann, prania e të cilit te “blaugranat” do të reduktonte në maksimumin hapësirat në formacion për Dembele./Gazeta Express/

Express
SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!