Komuna e Prishtinës “s’e njeh shtetin e Kosovës”, asnjë aktivitet për 8 vjetorin e pavarësisë

0
Ndaje:

foto (1)

Komuna e Prishtinës ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e organizimeve për 8 vjetorin e pavarësisë që përfshijnë dhe zbukurimin e shesheve me simbolet shtetërore të Kosovës.

“Komuna e Prishtinës ka qenë e ftuar si pjesë e këshillit organizativ. Përfaqësuesi i komunës së Prishtinës ka njoftuar se, komuna nuk parasheh ndonjë aktivitet, ashtu sikurse vitin e kaluar fatkeqësisht”, tha më tej Sokol Havolli për Top Channel.

“Jo, nuk kemi parashikuar ndonjë aktivitet, ashtu siç thashë për 17 Shkurtin. Të vetmin paralajmërim që kemi marrë është ai për protestën mbarëpopullore, të cilën e ka paralajmëruar ta zhvillojë opozita”, tha Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës.

Ndaj bojkotit të Komunës së Prishtinës ka reaguar edhe shoqëria civile. Organizata “Iniciativa për Progres”, përmes një komunikate për mediat ka ftuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u ofruar qytetarëve atmosferën festive për nder të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Indeksonline/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!