Kosnett: Termocentrali 1.4 miliardësh, “revolucion” për ekonominë e Kosovës

0
Ndaje:

Philip Kosnett, i emëruar ambasador i SHBA-ve në Kosovë, në fjalimin e tij që kishte në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se furnizimi jo i rregullt me energji elektrike i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollarë në vit.

Gjatë shpalosjes së planit të tij të veprimit dhe objektivave për Kosovë, Kosnett ka thënë se do të avokojë për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme.

“Furnizimi jo i rregullt i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollarë në vit, ose afërsisht 6 për qind të GPD-së. Unë do të evokoj për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme”, ka theksuar Kosnett, transmeton televizioni publik.

“Termocentrali 1.4 miliardësh do bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës”, kishte thënë ambasadori Kosnett.

Ndryshe, Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”./Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!