“Kosova nuk është në gjendje të shtri dorën e pajtimit me Serbinë”

0
Ndaje:

Sipas tij, shumë marrëveshje të arritura në mes palëve nuk u zbatuan asnjëherë, edhe ndërmjetësja në mes palëve BE-ja heshti, bile duke insistuar që dialogu të vazhdojë.

“Krerët institucional e në veçanti ekipi negociator me strategjinë e re duhet që në tryezën e bisedimeve të diskutojë për krimet e luftës, dëmet materiale, masakrimet, përdhunimet e jo kjo çështje të harrohet. Por, duke ditur se pala e Kosovës ka vepruar me logjikën nënshtruese ndaj Serbisë, kemi ardhur në një gjendje ku të diskutohet për çështje të brendshme dhe të kontestohet statusi i Pavarësisë së Kosovës. Logjika e nënshtrimit deri në servilizëm ka ngjallur apetitet e shtetit serb për bosnjëzimin e Kosovës, gjithherë përmes klasës udhëheqëse të korruptuar dhe shantazhuar”, ka thënë Ahmeti.

Ai konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës, paritë politike (pozitë-opozitë), shoqëria civile dhe gjithë mekanizmat shtetërorë duhet të bëhen bashkë kur vie në pyetje interesi kombëtar e nacional.

“Serbia në vazhdimësi propagandon duke e luftuar Kosovën në të gjitha aspektet, kurse klasa politike udhëheqëse në Kosovë hezitojnë të thonë të vërtetat për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë. Edhe pse janë vonuar në këtë drejtim, institucionet e Kosovës e kanë domosdoshmëri të kohës që ta hartojnë një strategji për vazhdimin e dialogut të sa më shpejtë që është e mundur, e jo të dalin me fraza boshe të cilat përveç manipulimit me opinionin në intencë nuk kanë asgjë substanciale.

Gjykoj se kjo status quo duhet të vazhdoj akoma, derisa të shqyrtohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe procesi i implementimit të tyre, por gjithherë në bashkëveprim dhe bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në. Nuk besoj që Kosova është në gjendje të shtri dorën e pajtimit me Serbinë, pasi kanë shumë çështje për tu diskutuar, për të cilat kërkohet kohe, përkushtim, profesionalizëm dhe seriozitet politik. Marrëveshja finale është vetëm një frazë që përdorët nga politikanët, por praktikisht nuk ka gjasa minimale të ndodh”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti./BS

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!