Kreu i PD, Basha: Jemi kundër martesave të homoseksualëve

0
Ndaje:

orginal_1705122711Bkik0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se partia e tij nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë martesave të së njëjtës gjini.

Mësohet se ai i ka kthyer përgjigje Fisnik Krujës, kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë, që kishte kërkuar një përgjigje në lidhje me pozicionin e PD ndaj kësaj nisme.

“Pozicioni zyrtar i PD është përcaktuar qartësisht kundër këtij ndryshimi,” shprehet Basha.

Ndërkohë Komuniteti Mysliman bëri dje një deklaratë që kundërshtonte ndryshimin Kushtetues që u hap rrugë martesave mes homoseksualëve.

Në deklaratën zyrtare, KMSH thotë se nuk duhet t’i hapet rrugë nismave të tilla, që cenojnë familjen.

“Ne kërkojmë që të mos iu hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut”, thuhet në deklaratën e Komunitetit Mysliman.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh idenë e ndryshimeve kushtetuese që cenojnë Kodin e Familjes. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi, synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare”, shkruhet më tej në deklaratë.

Vendi prej ditësh është përfshirë në debat mbi një prej ndryshimeve kushtetuese të propozuara edhe në saje të Reformës në Drejtësi.

Neni i antidiskriminimit duket se krijon mundësinë që pjesë të Kodit të Familjes të ndryshohen dhe lejojnë martesat edhe mes çifteve homoseksuale.

Vlen te theksohet se Gazeta Impakt ka qën media e parë qe e ka denocuar këtë çështje, madje qe ne muajin Shkurt kur askush nuk merej me te. Per me shume rreth kesaj teme mund te shihni emisionin e Impakt TV nga minuta 25 e pas: https://youtu.be/bWJSNc_5r48

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!