Kush do gjykohet nga Gjykata Speciale?

0
Ndaje:

Nga Fadil Maloku

1.Sipas proverbit popullor se “dita e mire shihet në mëngjes”, më jep të kuptoj që prononcimi i parë i kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova është më shumë dykuptimshëm se sa një mesazh i qartë për gjithë “pluhurin”dhe konfuzitetin që është ngritur e dërguar në publikun e gjerë kosovar, për “gogolin” e Gjykatës në fjalë.

2. Në fakt, duket që adresimi i pritjeve të mëdha nga ana e armiqve të Organizatës së UÇK-së, se do gozhdohet më në fund kjo organizatë patriotike nga Gjykata Speciale, po dalin si një blof interesant dhe do shtoja pa dyshim konfuz, i pa artikuluar, i pa cilësuar..

3. Shikuar nga aspekti moralo-politik, kjo qasje jo predikuese na del disi si kuptimplote, edhe për shkakun se lufta e UÇK-së, ishte luftë mbrojtëse, luftë fisnike, luftë çlirimtare, dhe mbi të gjitha luftë konsekuente morale, që ka respektuar taksativisht rregullat, konventat dhe ligjet ndërkombëtare të luftës.

4. Tani, nëse mbetet kështu siç edhe po deklaron kryetarja e kësaj Gjykate, nuk mendoj se UÇK-ja, ajo krenaria jonë e vitit 1999, do të anatemohet edhe aq leht, e aq më pak të; stigmatizohet, paragjykohet e sidomos të gjykohet…

5. Nëse, vërtetë arrihet ky synim sociopolitik, tani në kohën kur Kosova është duke kaluar nëpër disa procese e zhvillime kogja të komplikuara, dhe të rrezikshme, do ishte një fitore (anipse; e “Pirros”), në proceset e reja integruese..në horizont.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!