Kush e vrau Almirin?!

 

Shkruan: Kushtrim GASHI

Tanimë te gjithë e dimë se Almirin e vogël 4 vjeçar e vrau krimineli Boban Iliq, i cili e shtypi me veturë, ndërsa e lëndoi rëndë nënën e tij.

Sot Gjykata Themelore e Kumanovës shqiptoi dënimin për rastin e Almirit te vogël, ku i akuzuari kryesor në ketë rast Boban Iliq u dënua vetëm 6 vjet burg.

Vepra e tij u kualifikua si aksident rrugor e jo vrasje me dashje edhe pse një vepër e tillë nga një gjykatë normale me gjykatës normal do të kualifikohej si vrasje me dashje.

Gjykata në vend që te vendosë drejtësi për ketë rast, ajo bëri te kundërtën, e vrau për herën e dytë Almirin e vogël.

Turpi i drejtësisë Maqedonase vazhdon edhe me tutje, babai i Almir Aliut, Sadat Aliu u dënua me 6 muaj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu familjar të voglushit me nga 9 muaj burg, nën pretekstin se kanë ushtruar dhunë.

Paradokset në drejtësinë maqedonase nuk kanë fund, vetëm ta rikujtojmë rastin kur Naser Eshtrefi vrau në vetëmbrojtje moshatarin e tij maqedonas e përkundër faktit që mosha e tij ishte e mitur dhe ishte dashur që të respektohet nga gjykata, ai prapë u dënua me 14 vjet burg ndërsa vrasësi i Almirit që ka tronditur opinion publik edhe përmes video incizimeve që janë publikuar amnistohet me një dënim fare të lehtë.

Në shtetet evropiane me demokraci të zhvilluar dhe drejtësi profesional autori i një krimi të tillë do ishte dënuar me burg të përjetshëm.

Analistet dhe gazetaret në Kosovë e në Shqipëri këtyre ditëve kanë bërë emisione 24/h me rastin që u ndodhi gylenisteve turk.

Berat Buzhala për rastin e turqve derdhi edhe lot, ndërsa për rastin e Almirit te vogël nuk e tha asnjë fjalë.  A thua ju dhimbsen turqit më shumë se sa Almiri vogël?!

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!