Kylie Jenner rikthen sërish buzët e fryra

0
Ndaje:

Kylie Jenner

Nuk zgjati shumë dëshira për të qenë natyre pasi Kylie Jenner ka vendosur të kthejë sërish buzët e fryra artificialisht.

Blogerja dhe sipërmarrësja e famshme është shfaqur në disa foto në rrjetet sociale me buzët e saj të vjetra dhe fansat kanë mbetur disi të zhgënjyer për shkak se e mbështetën shumë pamjen e saj natyrale.

Kylie u shfaq me buzët e saj të fryra gjatë intervistës me partnerin Travis Scott për “Vogue” megjithëse të gjithë menduan se ajo ishte e regjistruar kohë më parë.

“Kylie nuk mund t’i ketë fryrë sërish buzët e saj, dukej aq bukur dhe natyrale” ,-u shpreh një fanse e saj në Twitter duke mos besuar këtë vendim të 20-vjeçares./BS

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!