Lugina e Diellit, parajsa në mes të ferrit

0
Ndaje:

largea_islamkrasniqi1466659210

Mr. Sc. Islam Krasniqi

Provokimet serbe nuk kanë të ndalur, bashkësia ndërkombëtare injoron kërkesat tona, qeveria e Kosovës e ka humbur fuqinë dhe pos deklaratave boshe nuk mund të konkretizoj asnjë veprim, presidenca heshtë.

Në pjesën veriore të Mitrovicës, Serbia ka filluar të ndërtoj një lagje të terë, me gjithsej 300 shtëpi, pa e pyetur askënd, nëse mund të shprehem ashtu, sepse zv. Kryeministri dhe disa Ministra te Republikës së Kosovës po jenë prezent duke i shkelur çdo normë ligjore të sovranit për ti shërbyer Serbisë.

Gjersa shqiptaret të cilët kanë jetuar në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk lejohen të kthehen ne shtëpitë e tyre, nuk lejohet ti ndërtojnë shtëpitë aty ku i kishin, Serbia ndërton edhe lagje të tëra për ti kolonizuar me serb, për ti mbushur ato me serb po mbi shtëpitë e shqiptarëve për ti zhdukur themelet e tyre qindra vjeçare. BE-ja i ka shti veshët në lesh dhe po bëhen të shurdhër karshi Republikës së Kosovës, ashtu siç ishte bërë gjatë historisë Shqiptare, në anën tjetër Kina ka premtuar 2. 4 milion dollar për ndërtimin e Luginës së diellit.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se nuk ka lojëra me serbet dhe se projekti i ndërtimit të 300 shtëpive për kthimin e mbi 1000 serbëve në Zveçan, nëpërmjet projektit “Lugina e Diellit” do të përfundoj shumë shpejt i cili ka akuzuar qeverinë e Kosovës se për 16 vjet nuk është bërë asgjë për kthimin e serbëve dhe ai po harron së edhe 16 vjet pas luftë sajnë kthyer trupat e pa jetë të familjarëve tanë ,të grave fëmijëve që na mori Serbia, nuk na kërkuan as falje për krimet dhe gjenocidin që i kryen mbi popullatën civile dhe ende i qesin dhembet duke na treguar së ata jemi, s’kemi ndryshuar aspak.

Republika e Kosovës endë nuk e ka shtri sovranitetin mbi tër territorin dhe kufijtë e saj, ku me marrëveshjen e asociacionit po pretendohet ti jepet edhe autonomi, e cila do ja pa mundësonte Kosovës të funksionoj ndonjëherë si shtet. Tentuan që ti shuan strukturat paralele, por ato vetëm i fuqizuan duke i bërë të ligjshme, të cilat për fushëveprimin e tyre të kundër ligjshme marrin paga edhe nga buxheti i Republikës së Kosovës. Amerika e përkrahu projektin e Kosovës mirëpo Europa na kthej shpinën, dhe projektin e Kosovës nuk e finalizoj asnjëherë.

Kjo gjendje po i shkon për shtati dikujt e kujt me shumë së Serbisë, e cila duke i shfrytëzuar pa aftësinë e palës Kosovare po afrohet me pran BE-së dhe po benë çfarë po do në Kosovë. E quajta lugina e dellit, parajse në mes të ferrit sepse serbet po jetojnë si lorda, po janë të përkëdhelur nga institucionet e Kosovës, të Serbisë, të BE-së dhe me largë, ku i kanë plaçkitur pasurin e shqiptarëve, ju kanë djegur shtëpitë si në si në kohë lufte duke i dëbuar nga pronat e tyre, disa duke i vrarë, e shqiptarët jetojnë si qiragji që 17 vite mos duke guxuar as ti vizitojnë pronat e tyre nga strukturat paralele.

Pse të mos jetë parajsë për minoritetin serb, sepse trajtohen si të pa prekshëm, të liruar nga të gjitha obligimet e shtetit, si nga tatimi, rryma, ujë etj etj. Një gjë le të kuptoj bota demokratike së deri sa nuk zbatohet parimi i reciprocitetit ndërmjet shteteve në Ballkan, s’do ketë stabilitet as në Europë.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!