Momenti prekës kur i pastrehu sheh shtratin e tij për herë të parë

Ndaje:

Një djalë tetë vjeç dhe nëna e tij, të pastrehë, më në fund morën strehim shtetëror në Michigan, kështu që gjithçka që donte për Krishtlindje ishte një shtrat i ngrohtë.

Daeyrs dhe nëna e tij Dionna, nga Detroiti, kaluan pjesën më të madhe të jetës si të pastrehë nëpër rrugët e qytetit, përcjell Albeu.com.

Ata kishin vetëm një dyshek dhe dy karrige, ndërsa Daeyrs flinte me batanije në dysheme.

Një punonjës social që merret me rastin e familjes arriti tek Humble Design, i cili mobiloi plotësisht të gjithë shtëpinë dhe e befasoi djalin, i cili e quan veten “njeriu i shtëpisë”.

Djalë i befasuar shpërtheu në lot në krahët e nënës së tij, pasi pa dhomën e tij të kompletuar me krevat, karrige, jastëkë dhe lodra.

/Express
SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!