Mungesa e kujdesit shtetëror po ua rrezikon jetën pacientëve me fibrozë cistike në QKUK

0
Ndaje:

Një fëmijë i diagnostikuar me fibrozë cistike kohë me parë dyshohet se ka vdekur si pasojë e mungesës së një hapësire të veçantë në QKUK për këta pacientë.

Shoqata për personat e prekur me fibrozë cistike e ka përmendur këtë rast si njërin nga rastet që dëshmon me së miri se si trajtohen pacientet e sëmurë me këtë sëmundje, shkruan Koha Ditore.

“E kemi rastin kur një fëmijë ka vdekur për shkak që është trajtuar në të njëjtën dhomë me një fëmijë të prekur nga fruthi. Ju e dini se këto raste janë të ndjeshme dhe fëmijët me fibrozë cistike nuk mund të kenë kontakt me persona të tillë për shkak që janë me të ndjeshëm. Rasti është në Llaushë”, ka thënë Ismet Jahiri, përfaqësues i autorizuar i shoqatës.

Këtë shqetësim dhe shqetësime të tjera kjo shoqatë i ka ngritur të mërkurën para Komisionit për Shëndetësi. Ata kanë thënë se kjo sëmundje trashëguese – gjenetike, nuk ka tretman profesional mjekësor në Republikën e Kosovës e gjithashtu as medikamentet me të cilat trajtohet nuk janë të përfshira në Listën esenciale të barnave./Info press

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!