NDËRTIMI DHE KRIMINALITETI-Prof. ass. Dr. Islam Qerimi, LL.M.

0
Ndaje:

 

Favorizimi – apo parandalimi i kriminalitetit arkitekturor

Jam skeptik që në shtetin tonë i është kushtuar rëndësi e posaçme parandalimit të kriminalitetit arkitekturor nga ana e organeve kompetente.

I nxitur për të shkruajtur këtë artikull hulumtues ishin rastet e krimeve që kanë lidhje me këtë temë, ku hetohet një fenomen shqetësues për qytetarët e Kosovës sepse janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi private, institucione financiare, vetura e dyqane afariste të qytetarëve. ( shih. BOTA SOT 1 PRILL 2016 e KOHAnet 2 SHKURT 2018).

– Studimet e huaja kanë ofruar mjaft të dhëna shkencore se si rezultat i ndërtimit të komplekseve banesore apo edhe atyre individuale në menyrë jo adekuate e kanë stimuluar paraqitjen e kriminalitetit.

– Format e tilla të ndërtimit të cilat janë të pastudiuara shkencërisht do e rrisin dukshëm mundësin e paraqitjes shumë më të lehtë të kriminalitetit, e sidomos veprës penale “vjedhje”, si nga të ashtuquajturit krimnelët amatorë e gjithashtu edhe prej atyre profesionistë “me karrierë”.

– Eshte nje proverb gjerman i cili thot “Mundësa (rasti) bën vjedhësit”. Prandaj, mendoj se organet kompetente për dhënien e lejeve ndërtimore do të duhej patjetër të jenë të gatshëm për koordinim të këtyre çështjeve me ekspertët e fushave të kriminalistikes, politikës kriminale, kriminologjisë dhe të sigurisë, pasi atyre u nevojiten këto njohuri të rendësishme të kësaj lamie që kanë të bëjnë me lidhjet midis ndërtimit dhe shkaqet e paraqitjes së kriminalitetit potencial arkitekturor,

– Në fillim të viteve të 70ta arkitekti i Nju Jorkut Oscar Newman ka zhvilluar konceptin e një parandalimi të kriminaliteit arkitekturor. Ky autor potencon ndër tjerash faktin se element me rëndësi për parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë është krijimi i mundësive të pamjeve optimale në hapësira, në mënyrë që oborret e brendshme dhe të jashtme gjysmë-private dhe gjysmë publike, si dhe hapësirat tjera publike të mbesin të dukshme.

– Në një studim tjetër për Ministrinë Federale për Planifikimin Hapësinor të Gjermanise Hanna Fangohr dhe Heidemarie Hermann (GEWOS Hamburg) me temën “Konceptimi i ndërtimit dhe krimi”, kanë dizajnuar elementet e mëposhtme për të parandaluar (vjedhjen) kriminalitetin i cili është i ndërlidhur me arkitekturen ndërtimore.
Ky studim parasheh si vijon:
a) Krijimin e njësive të menaxhueshme në ndërtesë, p.sh. sa me pak apartamente në një hyrje të ndërtesës, pra krijimi i një korridori të gjallë.
b) Shtimin e masave për nxitjen (gjallërimin) e lagjeve dhe identifikimin ndërmjet të vet banorëve.
c) Shikueshmëria dhe menaxhueshmëria e hyrjeve, korridoreve, parkingjeve dhe garazheve nëntokësore, terreneve sportive, objekteve komunale dhe shtigjeve.
ç) Grupimi i ndërtesave në mënyrë të tillë që zonat e hyrjes dhe ambienti i dritareve të jenë të dukshme.
d) Rimëkëmbja e zonave të pa shfrytezuara, p.sh. në mjedisin jetësor, përmes masave për të dizajnuar dhe rritur atraktivitetin e tyre, ofron mundësi për përdorime të ndryshme.
dh) Shmangien e akseseve (kthinave) të fshehura, pikat e errëta, këndet dhe pasazhet.
e) Ndriçimin adekuat në ndërtesë (nëse është e nevojshme edhe ndriçimin e vazhdueshëm) dhe në mjedis hapesinor – oborr.
ë) Mirëmbajtjsen e vazhdueshme dhe kujdesin e objekteve dhe hapësirave.
f) Oferta hapësinore për aktivitetet e komunitetit.

– Në një mikro-pamje të skenave të krimit tregojnë disa studime empirike, siç pritej, që kryerësi vepron në lidhje me objektin sipas preferencave, ku një kufizim thelbësor është lëvizshmëria e kryerësve. Disa lloje të biznesit (p.sh., supermarkete) ishin objekte më të shpeshta të synuara të autorëve sesa bizneset e tjera (p.sh., stacionet e karburanteve). Nëse analizohet struktura e mundësive e llojeve të biznesit individual, kështu del qartë se – vjedhjet kryerësit i realizonin në përzgjedhje. Faktor me rëndësi për ta ishte vendndodhja e pronës dhe ndërtesës, qasja nga jashtë, ndriçimi, prania e klientëve, mundësitë e arratisjes, shuma e presë së pritur. (McDonald 321 ff dhe Schubert, në: Schubert / May, posac. 42 ff.).

Me të drejte thuhet se ‘kjo dukuri ka një ndikim negativ edhe në mundësinë e gjenerimit të qyteteve, bizneseve, sepse bizneset nuk shkojnë aty ku ka krim më të lartë, në këto hapësira qytetarët nuk blejnë banesa, shtëpi. Kjo është shqetësuese, pasi njerëzit ndihen të pasigurt për veten dhe pronën e tyre”, (Vjollca Krasniqi, profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës).

Prandaj, duke u bazuar në Nenet 39.7 dhe 39.9 të Ligjit Nr. 2004 / 15 PËR NDËRTIMIN i Republikës së Kosovës në lidhje me shqyrtimin e kërkesës për leje të ndërtimit dhe fillimin e ndërtimit
– propozoj
që organi kompetent ta shqyrtoj këtë problematikë edhe me ekipet e ekspertëve për parandalimin e kriminalitetit, se objekti i planifikuar ndërtimor, i paraqitur nga arkitektët a do të paraqet ndonjë rrezik potencial për paraqitjen e kriminalitetit në atë mjedis hapësinor sipas studimeve të evidentuara në këtë artikull e edhe nga autorët e tjerë, te cilët shkruajnë për një ambient sa më të shëndoshe për rrethin dhe shoqërine në tërësi.
– arsyetim kriminalistik e politiko – kriminal
Mbi të gjitha, ekziston argumenti shkencor veçanërisht i pamohueshëm (Büchler und Leineweber (1985 und 1986)) i një lidhje midis cilësisë së imazheve të marra me anë të sistemeve të vëzhgimit hapësinor dhe probabilitetit të zbulimit: sa më mirë te jenë imazhet apo perceptimi i autorëve (përsosshmëria / vlerësueshmëria), aq më shpejt edhe vepra do të sqarohet.
Prof. ass. Dr. Islam Qerimi, LL.M.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!