Nehat Thaqi lirohet nesër?

0
Ndaje:

Drejtori i Policisë Rajonale të Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi, do të lirohet nesër pasi që i skadon paraburgimi 30 ditor dhe nuk do t’i vazhdohet më tutje.

Kështu bëjnë të ditur burime të Veriu.info nga Qeveria e Kosovës, të cilat tregojnë se vendimtare për një vendim të tillë ka qenë dëshmia e tre pjesëtarëve të familjes Millovanoviq, të cilët ditë më parë kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd se nga shtëpia e tyre në Kosovë nuk i kishte përzënë Nehat Thaçi.

“Lirimi i Nehat Thaqit pritet të bëhen nesër, por ekziston mundësia që ai të mos mund të vijë në Kosovë deri në mëngjesin e të shtunës për shkak të procedurave”.

Ndryshe, Thaqi është në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010. Pastaj ai u transferua në Beograd, më 10 tetor, ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!