Nis takimi i liderëve të shtetit – kjo është tema kyçe

0
Ndaje:
Tanimë presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj i kanë shkuar në zyre kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky takim është thirrur nga Veseli ku pritet të diskutohet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim janë edhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj e Behgjet Pacolli.
Gjithashtu, në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./KI

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!