Njëzet imazhet nga Koreja e Veriut të ndaluara për publikun (Foto)

Ndaje:

Kemi menduar se Koreja e Veriut është një vend i çuditshëm, por kurrë nuk kemi besuar se do është kaq shumë i çuditshëm.

Njëzet fotografitë që do të shihni me poshtë nuk duken të veçanta, por paranoja e regjimit mendon se fotografët i shkrepën ato për t`i kontrabanduar jashtë vendit.

Shikoni këto foto, të cilat janë të ndaluara për arsye nga më të çuditshmet.

Përdorimi i kompjuterëve pa energji elektrike – Zyrtarët e Koresë së Veriut thuhet se janë shumë të prirur për t`i treguar qytetarëve të vendit përdorimin e PC-ve, por në ketë foto energjia është e shkëputur.

Prerësi i barit – Njerëzit janë kaq të varfër dhe të uritur në Korenë e Veriut, sa shumë prej tyre përdorin barin e parqeve si ushqim. Nëse vizitoni vendin dhe bëni një fotografi të tillë, guida juaj ka të ngjarë të zemërohet.

Makina? Cilat makina? – Duke parë se makinat në Korenë e Veriut janë shumë pak, nuk është e pazakontë të shohësh fëmijët e fshatarëve të luajnë në mes të rrugës kryesore, sikur të mos kishte fare makina.

Kur “radha” është një sport kombëtar – Një nga dështimet e shumta të vendit është mungesa e aftësisë së saj për t’u siguruar qytetarëve një sistem të përshtatshëm të transportit publik.

Ky është një fermer apo ushtar? – Nuk është e pazakontë të shohësh ushtarët e Koresë së Veriut të ndihmojnë në fermat e vendit.

Ushtarët e Koresë së Veriut nuk pushojnë kurrë… – Është e ndaluar të shkrepësh një fotografi të ushtarëve që pushojnë në Korenë e Veriut.

Ju mund të fotografoni kafshët – … por jo ushtarët që përbëjnë 99% të turmës në parkun detar.

Thellë nën Penian – Kjo foto është e ndaluar, sepse sistemi i metrosë i Penianit, i cili është më i thelli në botë, është i ndaluar sikur të ishte një strehë bombash.

Një zyrtar i ulur në një stol brenda një kishe të krishterë – Është kundër ligjit në Korenë e Veriut për të portretizuar zyrtarët e regjimit në një “dritë të keqe”.

Një shembull i rrallë i një fëmijë në Korenë e Veriut që nuk ka disiplinë.

Kampi i pionierëve në Wonsan përdoret për të treguar fëmijët e lumtur të Koresë së Veriut, por gjithçka shkon keq kur fëmijët vijnë nga fshatrat dhe kanë frikë të përdorin një shkallë lëvizëse, të cilën kurrë nuk e kanë parë më parë.

Bobo! – Ky ushtar i Koresë së Veriut u kap duke fjetur në anën e një rruge.

Ky peshkatar u kap duke përdorur një gomë si një anije në një liqen të vogël.

Ai duket i uritur, apo jo? – Është e ndaluar të tregosh njerëz të keq ushqyer në Korenë e Veriut, veçanërisht ushtarë.

Nuk lejohen fotografi të autobusëve të prishur! – Edhe pse nuk është një pamje e pazakontë në Korenë e Veriut.

Ju duhet ta fshini këtë foto sepse … – … fotografi mund t’i ketë thënë mediave perëndimore se njeriu në gjumë ishte i vdekur.

Pavarësisht nga shtëpitë e përzgjedhura rurale që perëndimorët lejohen të vizitojnë … – një çezmë në banjën e dikujt.

Dhe fotografia e ndaluar me arsyen me qesharake përfshinte një pikturë. Fotografi u kritikua sepse piktura ishte e papërfunduar.

Paranoja në Korenë e Veriut është e përhapur. – Fotografit iu tha që ta fshinte këtë foto sepse supervizorët e tij mund të thoshin se këta në foto ishin njerëz të pastrehë.

Zonja në turmë – Një grua qëndron në një turmë ushtarësh. Kjo lloj fotoje është e ndaluar sipas ligjit të Koresë së Veriut, sepse zyrtarët nuk lejojnë fotografitë e ushtrisë. /tch/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!