“Nuk e shoh ngjashmërinë”

0
Ndaje:

Margot Robbie flet rreth pretendimeve se përngjan me Megan Hanson Ajo është krahasuar me bukuroshen bombastike të “Love Island”, bukuroshen Megan Barton Hanson.

Por, ylli nga Hollivudi Margot Robbie, 28 vjeçe, e ka pranuar se ajo ‘nuk e vëren ngjashmërinë’ me modelen 24 vjeçe, përkundër se është një adhuruese e shfaqjes “ITV2”. Aktorja ka bërë shaka me krahasimin, derisa me shaka kishte thënë se ajo kurrë nuk do të mund të shfaqej te “Love Island”, sepse ajo ‘ushqehet yndyrshëm’. Margot ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj, producenti i filmit Tom Ackerley, çdo mbrëmje shikojnë konkurrentët. Ylli i “The Wolf Of Wall Street” ka thënë se ajo i ka dhënë fund serisë, por ka shtuar se personalisht ‘nuk shikoj ndonjë ngjashmëri me Megan-in’.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!