Pagesat mbi normë dëmtuan rëndë Universitetin

0
Ndaje:

auto_jkjjjj1467554646

Menaxhmenti nuk i ka zbatuar kontrollet ekzistuese në mënyrë efektive.

Sipas ZAP-it, kërkesat e dobëta të llogaridhënies, menaxhimi shumë i centralizuar, bashkëpunimi dhe komunikimi i dobët ndërmjet organeve qeverisëse dhe raportimi financiar i cilësisë së ulët, janë disa nga shkeljet,raporotn Gazeta Kosova Sot

Në raportin e Auditimit, nga ZAP-i, për pasqyrat vjetore financiare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për vitin 2015, thuhet se në vitin 2015 Universiteti ka përdorur 91% të buxhet final ose 28,304,287 , me një përmirësim prej 7% krahasuar me vitin 2014 (84%). Megjithatë, sipas ZAP-it, realizimi i buxhetit mbetet në nivel jo të kënaqshëm në disa fusha. Më tej në këtë raport thuhet se realizimi i buxhetit nuk ishte në nivelin e pritur, ndërkohë që një pjesë e suficitit ishte jashtë kontrollit të universitetit, siç ishte rasti i uljes së tarifave të të hyrave vetjake.”Kjo nuk ka ndodhur sidomos në shpenzimet kapitale si rezultat i procedurave burokratike të kontrollit, mbikëqyrjes joefikase të projekteve kapitale, vonesave në procedura të prokurimit etj. Buxheti i pagave dhe mëditjeve nuk ishte planifikuar mirë, sepse kompensimi i shtesave për përvojë të punës nuk ishte paraparë në rishikim të buxhetit. Kjo ka qenë një ndër shkaktarët për mospagesën e orëve mbi normë ndaj profesorëve që arrinin në fund të vitit vlerën 775,190 eurove”, thuhet në raport. Sipas ZAP-it, planifikimi jo i duhur i buxhetit dhe realizimit i ulët i tij do të rezultojë me mosarritjen e objektivave të organizatës dhe në financimin e detyrimeve të vitit aktual nga buxhetet e vitit të ardhshëm. E gjetur tjetër nga ZAP-i është se vetëm tri rekomandime nga viti paraprak janë implementuar plotësisht sepse Universiteti i Prishtinës nuk i ka trajtuar me seriozisht ato dhe mungojnë proceset formale të monitorimit dhe raportimit tek menaxhmenti për nivelin e adresimit të rekomandimeve të AP-së.

Vonesa në kryerjen e pagesave E gjetur tjetër e këtij raporti për Universitetin e Prishtinës është se menaxhmenti nuk i ka zbatuar kontrollet ekzistuese në mënyrë efektive dhe në kohë, siç kërkohet me rregulloren për të ardhurat personale.”Gjatë vitit 2015, Senati kishte angazhuar 478 ligjërues me orë mbi normë, mirëpo Rektorati kishte vonuar aprovimin e listës dhe nënshkrimin e kontratave deri në 6 muaj. Në shumicën e rasteve profesorët i kanë mbajtur ligjëratat e semestrit dimëror (tetor, nëntor, dhjetor) 2015, ndërsa kontratat e tyre janë nënshkruar deri në 6 muaj me vonesë. Kjo ka ndikuar në vonesën e kryerjes së pagesave dhe grumbullimin e obligimeve për orët e mbajtura. Arsyet për këtë janë bashkëpunimi i dobët ndërmjet organeve qeverisëse të universitetit”, thekson raporti. ZAP-i flet edhe për kompensimin e orëve mbi normë që, sipas këtij raporti, rregullorja e UP-së për të ardhurat personale përcakton që personeli akademik me dy marrëdhënie pune (me cilindo universitet) nuk mund të angazhohet me orë mbi normë.”Në një rast i angazhuari ishte në dy marrëdhënie të punës, në Universitetin e Prishtinës me kontratë primare, ndërsa në atë të Pejës me kontratë sekondare. Përkundër kësaj, ai ishte angazhuar për orë mbi normë në Universitetin e Prishtinës dhe të Gjilanit”, thuhet në raport. Sipas ZAP-it, kompensimet e parregullta të orëve mbi normë dhe për orët e pambajtura e dëmtonnë financiarisht universitetin, e zvogëlojnë cilësinë e mësimdhënies, si dhe sfidojnë arritjen e objektivave të universitetit.

Vonesa të stërzgjatura ZAP-i, po ashtu thotë se si pjesë e auditimit të tyre kanë gjetur se nuk janë vendosur procedurat e duhura për menaxhim të rrezikut. Sipas ZAP-it, Strategjia gjithëpërfshirëse e zhvillimit 2014-2016 (përfshirë ndërlidhjen me palët e interesit si dhe sigurimin e strategjisë me kosto të plotë) është hartuar nga universiteti, mirëpo dëshmitë në mbështetje të këtyre konkluzioneve janë të dobë- ta.”Mungojnë proceset efektive të monitorimit. Këshilli Drejtues i Universitetit nuk ka shqyrtuar asnjë raport buxhetor/financiar gjatë vitit 2015 dhe Plani i prokurimit nuk ishte konsoliduar për të përfshirë të gjitha kërkesat individuale të fakulteteve”, thuhet tutje. Andaj, ZAP-i thotë se aranzhimet e dobëta të qeverisjes i dobësojnë proceset strategjike dhe operative dhe e zvogëlojnë cilësinë e shërbimeve të ofruara për studentët përmes aktiviteteve joefikase dhe joefektive.”Po ashtu, kontrollet e procesit të blerjes së mallrave dhe kryerjes së pagesave për të gjitha shpenzimet kanë shkaktuar vonesa të stërzgjatura (të ndikuara pjesërisht nga proceset tejet të centralizuara) në planin e prokurimit, kryerjen e pagesave me kohë dhe vështirësi në ekzekutimin e buxhetit sipas planit – kjo demonstrohet edhe me nivelin e ulët të ekzekutimit të buxhetit për investime kapitale dhe shpenzimet e koncentruara në fundvit”, thuhet në raport.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!