Paralajmërimi për Kosovën, janari shumë i “nxehtë”!

0
Ndaje:

Kush mund të akuzohet nga Specialja?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në një seancë të parlamentit gjatë javës që shkoi ka thënë se shumë gjëra të rëndësishme do të zbulohen gjatë muajit janar. Ai ka thënë se do të merret vesh se kush çfarë ka bërë.

Ne debatin që është zhvilluar rreth vrasjes së Komandant Drinit, Veseli ka thënë se akuzat që janë bërë në adresë të tij mund të dërgohen në Prokurori  dhe sipas tij, prej janarit do të hapet një proces i përbashkët transparent.

“Unë po ua jep fjalën publikisht nga janari do të jepen nënshkrimet vetëm që të zbardhet e vërteta. Vetëm unë do ta nënshkruaj i pari dhe e kanë obligim krejt grupi parlamentar i PDK-së të nënshkruaj për të mos manipulohet. Por nëse mendon dikush që Kadri Veselin do ta linqon deh do ta sjellë para diçkaje që do të turpëron, kurrë, me vdek po, por mu turpëruar kurrë, sepse nuk ka pse. Do të skuqeni shumë veta prej juve”, theksoi Veseli.

Shpeshherë është përmendur se Gjykata Speciale do të fillojë shumë shpejtë punën e saj, ndërsa të kontaktuar disa herë nga gazeta, zyrtarë nga kjo gjykatë kane thënë se nuk e komentojnë një punë që është në vazhdën e hetimeve.

Por kjo  deklaratë e Veselit a nënkupton se mund të fillojnë shpejti aktakuzat e para të Gjykatës Speciale?

Kush mund të akuzohet nga Specialja?

Duke u lidhur me punën e Gjykatës Speciale avokati Adrian Gjoshi ka përmendur se kush mund të jenë të akuzuarit nga kjo gjykatë, por jo edhe kohën se kur mund të nisin aktakuzat e para.

Image

 

“Subjekt i aktakuzave të Gjykatës Speciale mund të jetë kushdo që dyshohet se ka kryer ose ka filluar kryerjen e krimeve në Kosovë. Sipas nenit 9 te ligjit më të cilin u krijua kjo gjykatë, asnjë nacionalitet dhe asnjë shtetas nuk është i përjashtuar nga juridiksioni i Gjykatës Speciale. Pra, juridikisht, mund të ndiqen edhe serbët për krimet e kryera në Kosovë”, theksoi Gjoshi.

Ai thotë më tutje se duke qenë se ‘brumi’ kryesor i kësaj gjykate është Raporti i Dick Martit, kjo gjykatë mund të jetë selektive duke përndjekur vetëm shqiptarët.

“Megjithatë, duke e ditur se brumi kryesor i aktakuzave të speciales do të jetë “raporti i Dick Martit”, raport ky që kryekëput analizon dhe raporton për individ luftëtar dhe top lider të UÇK-së, duke pandehur se kanë shkelur/tejkaluar ligjet dhe zakonet ndërkombëtare të luftës – Gjykata Speciale mund të jetë selektive duke i ndjekur vetëm (ose më shumicë) shqiptarët. Kjo mund të ndodh për dy arsye: e para, për shkak të raportit të Dick Martit i cili është tendencioz dhe selektiv; dhe e dyta, nëse nuk aktivizohet Departamenti për Krime Lufte në kuadër të prokurorisë speciale të Kosovës, duke dërguar materiale provuese (fakte, prova dhe dëshmi) që do të dëshmonin përtej çdo dyshimi krimet e kryera të serbëve në Kosovë. Pra, nëse nuk do të ndiqen serbët, një pjesë të fajit mund ta bartë edhe Republika e Kosovës”, ka thënë avokati Gjoshi./BS

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!