Paralajmërimi: Serbët flasin me fakte, politikanët kosovarë i harrojnë krimet e luftës

0
Ndaje:

“Është paradoksale që disa nga prestarët e komunitetit serb ti pranojnë krimet më gjenocidiale ndaj popullatës civile shqiptare gjate luftës, kurse ne jemi të vonuar në inicimin e padive penale dhe civile kundër kryesve të krimit”, tha Bejta për “Kosova Sot Online”.

Po kalojnë 20 vjet që nga mbarimi i luftës në Kosovës dhe institucionet, politika dhe drejtësia si shtylla kryesore e shtetit të ri, po vazhdojnë t’i lë në harresë krimet dhe dëmet e luftës.

 

Madje kjo politikë që akoma thirret në meritat e luftës, aspak nuk ka bërë për shtytjen përpara të procesit për zbardhjen dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës, aq më pak për kompensimin e dëmeve materiale, ndonëse kur vjen koha e zgjedhjeve nuk harrojnë dhe nuk hezitojnë të vrapojnë pas votës, në kërkim të ruajtjes së pushtetit.

Për dallim nga këta politikan të pa përgjegjshëm, në Serbi kanë filluar disa zëra të arsyes të flasin hapur për krimet që janë bërë kundër popullatës shqiptare të Kosovës, dhe për përgjegjësitë e regjimit të atjeshëm.

Intelektualët serb, vazhdojnë ta flasin e zbardhin fakte për krimet serbe në Kosovë, sikur është regjisori Çedomir Petroviç.

Ai ka publikuar në mediet serbe një shkrim autorial në të cilin e akuzon regjimin kriminal serb për gjenocid dhe krime ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke zbuluar edhe krimin e llojit nazist. Petroviç thotë se rreth 1500 kufoma shqiptarësh u dogjën në furrat e Trepçës, se mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës u ndoqën jashtë Kosovës, se nga Danubi i ftohtë u nxorën frigoriferët me gra e fëmijë shqiptarë, në vend e qitjen me armë të policisë në Batajnicë të Beogradit u gjetën trupat e 980 shqiptarëve të vrarë, kurse në varrezat e Rudnicës dhe te Rashka jan gjetur rreth 250 trupa të shqiptarëve të Kosovës.

Derisa ky intelektual serb zbardh fakte për këto krime makabre që i njeh bota, institucionet e Kosovës akoma nuk kanë bërë asnjë veprim të vetëm të zbardhjes dhe ndëshkimit të këtyre krimeve, e të mos flasim për padi ndërkombëtare kundër Serbisë.

Analistët politikë dhe njohës të tjerë të këtyre fakteve, konsiderojnë se kjo është një pa përgjegjësi historike e klasë politike të Kosovës, madje që e ka penguar edhe drejtësinë të veprojë në drejtim të hetimit dhe ndëshkimit të këtyre krimeve.

Sipas Jahir Bejtës, ekspert i së drejtës dhe drejtues i shoqatë për dëme të luftës “Ngritja e Zërit“, pa përgjegjësia dhe injorimi që klasa politike dhe institucionet e Kosovës iu kanë bërë krimeve serbe të luftës, nuk mundë të arsyetohet me asgjë, aq më tepër kur dita ditës, për ato krime flasin e protestojnë në mënyrë të kulturuar edhe zëra të inteligjencës serbe.

Image
Jahir Bejta

“Është paradoksale që disa nga prestarët e komunitetit serb ti pranojnë krimet më gjenocidiale ndaj popullatës civile shqiptare gjate luftës, kurse ne jemi të vonuar në inicimin e padive penale dhe civile kundër kryesve të krimit”, tha Bejta për “Kosova Sot Online”.

Bejta ka treguar për vështirësitë që po has shoqata e tij në dokumentimin dhe përgatitjen e dosjeve për padi ndaj krimeve serbe, që nuk po administrohen si duhet por po zvarriten pafundësisht nga institucionet e shtetit të Kosovës.

“Shoqata “Ngritja Zërit” e cila vepron në nivel shteti, dhe kryen veprimtari juridike e profesionale tërësisht falas në kompletimin e dosjeve, administrimin e provave dhe ngritjen e padive për kompensim demi, edhe përkundër faktit se për momentin është duke plotësuar ky boshllëk institucional, nuk po përkrahet nga institucionet e shtetit qe 11 vite, dhe si pasojë e kësaj ka të ngritura vetëm 1200 dosje, në të kundërtën do t’i hartonte mbi 600-700 mije dosje”, tha drejtuesi i kësaj shoqate, Jahir Bejta për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!