Pasi Haradinaj e paralajmëroi se do të shkarkohet, ky është veprimi i ministri Nenad Rikallo

0
Ndaje:

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo është duke raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Bujqsi lidhur me dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit të shiut në Kosovë.

Ftesa për raportim në këtë komision i është bërë dy javë më parë pas kërkesës së deputetit të PDK-së, Andin Hoti, i cili kërkoj të dihet se çfarë është ndërmarrë nga ministria lidhur me këto dëme, transmeton Indeksonline.

Ndryshe në një prej mbledhjeve të kaluara të komisionit, Kryetarit i Komisionit për Bujqësi, Daut Haradinaj pati deklaruar se në rast se ministri Nenad Rikallo nuk vjen para komisionit i njëjti “do të shkojë në shtëpi”.

“Ne do ta thërrasim ministrin dhe ai do të vijë”, ka thënë ai duke shtuar se deputetët s’kanë pse shqetësohen sepse ministri s’ka qare pa shkuar në komision, sepse përndryshe do të shkarkohet. Njëra nga këto dyja”, pati deklaruar Haradinaj.

Ndryshe edhe pse Lista Serbe ende zyrtarisht nuk ka pranuar se janë kthyer në Qeverinë e Kosovës ministri Rikallo vazhdon të raportojë dhe të jetë prezent në teren, duke zhvilluar punën e tij./Indeksonline/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!