PDK-ja në Skenderaj përgatitet për zgjedhje të brendshme

0
Ndaje:

PDK-ja në Skenderaj do të mbajë zgjedhjet e brendshme në nivel të degës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Lushtaku ka ftuar që të jenë pjesë e garës, të gjithë ata që besojnë se mund të kontribuojnë për të mirën e vendit.

Ky është postimi i plotë i Lushtakut:

Dega e PDK-së në Skenderaj e gatshme për zgjedhjet e brendshme

Komisioni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takimin e këtij organi ku ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në nivel të degës.

Si kryetar i degës dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor më këtë rast u shpreha se Dega e PDK-së në Skenderaj është e përgatitur për këtë proces të rëndësishëm për partinë dhe të ardhmen e saj. PDK-ja në Skenderaj do të krijojë mundësi të barabartë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Skenderajt.

Ftoj intelektualë, mjekë, profesorë, të rinj profesionistë, të gjithë qytetarët që konsiderojnë se mund të japin kontribut në të mirë të vendit, që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor duke i siguruar se do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, që të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe programit politik të PDK-së-Dekada e Re.

PDK në Skenderaj gjatë procesit të brendshëm do të mbajë zgjedhje në të gjitha nivelet e organizimit, duke përfshirë kuvendet e nëndegëve, Kuvendin e degës dhe Kryesinë e degës.

#PDKSkenderaj
#DekadaeRe/Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!